• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përurohet rruga, Kosavë - Pllajnik (Video)

perurimi_rruga_pllajnikDragash, 19 gusht 2013 - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, i shoqëruar edhe nga stafi i tij dhe nga deputeti në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, të hënën përuroi rrugën, Kosavë - Pllajnik, fshat ky me lartësinë më të madhe bregdetare në trevën e Opojës së Dragashit. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë. Ceremonia e inaugurimit u organizua nga vetë kryesia e fshatit, duke i gostitur mysafirët me ushqime tradicionale, siç është flia dhe dashi i pjekur në hell. Për gjithë këtë gosti, vetë përfaqësuesit e fshatit thanë se është e paktë, krahasuar me punën që është bërë për këtë fshat malor, i cili tashmë ka një rrugë të kualiteti të lartë dhe me standardet e kohës. Ministri Mujota tha se ky investim është bërë, për ta penguar shpërnguljen e banorëve të këtij fshati, duke iu mundësuar atyre lëvizje komode drejt qendrës komunale dhe fshatrave që gravitojnë në rrafshin e Opojës. “Me rregullimin e infrastrukturës rrugore, shtohen mundësitë e zhvillimit ekonomik, turizmit rural, si dhe mundësohet lëvizja komode e qytetarëve”, tha mes tjerash Mujota. Ndërkaq, i pari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha se ndihet mirë që përfundoi asfaltimi i rrugës së fundit në fshatrat e Opojës, trevë kjo që numëron gjithsejtë 19 fshatra, të cilat lidhen me botën përmes rrugëve të asfaltuara, ndërkohë që në brendinë e tyre, pothuajse janë kubëzuar të gjitha rrugët e lagjeve. “Unë si kryetar komune, mund lirshëm të konstatoj se komuna e Dragashit, në çdo moment po ndryshon, duke ecur drejt së ardhmes së ndritur”, tha mes tjerash Jenuzi.
Rruga, me gjatësi rreth 4 kilometra, i kushtoi Ministrisë së Infrastrukturës rreth gjysmë milioni euro, shumë kjo në të cilën Komuna mori pjesë me 60 mijë euro.





Share