Arrestohet pronari i “Emra Com”! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Enjte, 11 Korrik 2013 18:19 |
Prishtinë, 11 korrik 2013 - Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë “Emra Com”, Emrush Thaçin, i cili dyshohet për evazion fiskal. Rastin e ka konfirmuar policia, pa dhënë më shumë detaje. Siç raporton KTV, arrestimi i tij ka pasuar pas padisë që i është bërë nga “Stupcat”. Sipas këtij televizioni, kompania “Emra Com”, ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar produkte të “Stupcave”, të cilat i ka postuar në YouTube.
Këshilltari i ministrit të Kulturës, Genc Prelvukaj, e ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se, pas formimit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtave të autorit, një subjekt i ka pyetur ata për këtë çështje dhe atyre u është sugjeruar ta procedojnë rastin në gjykatë.
Arrestimi i Emrush Thaçit, bëhet rasti i parë që institucionet merren me këtë çështje, pas hyrjes në fuqi të ligjit për të Drejtën e Autorit.
|