• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 10.07.2013
e Mërkurë, 10 Korrik 2013 18:35

Gjilan
- Në vendkalimin kufitar me Serbinë “Dheu i Bardhë”, policia ka arrestuar dy persona, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit dhe trafikim të dy personave të tjerë. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy personat e trafikuar janë liruar.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit të tretë, është gjetur një fotografi e një të dyshuari të katërt, i cili ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit, është arrestuar i dyshuari i tretë, i cili po ashtu është dërguar në mbajtje.
Prishtinë
- Në kampet e azilkërkueseve në Hungari, dyshohet se gjenden rreth 4 mijë shtetas kosovarë, të cilët planifikojnë më pas të kalojnë në vendet tjera të Evropës. Këtë e ka thënë ministrja e Integrimeve evropiane, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, pas takimit që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashin, si dhe me zëvendësshefin e EULEX-it, Joelle Vachter. Ministrja Çitaku njoftoi gjithashtu se, të enjten në mbrëmje, së bashku me ambasadorin austriak në Kosovë, do të presë një autobus me shtetas kosovarë, të cilët do të kthehen nga Austria.
Prishtinë
- Komisioni për Buxhet dhe Financa ka përkrahur të mërkurën raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të RTK-së, për periudhën janar-qershor 2013, si dhe projeksioneve të të hyrave dhe shpenzimeve, për periudhën korrik-dhjetor 2013.
Duke pasqyruar shpenzimet e RTK-së, gjatë këtij gjashtëmujori, Mentor Shala theksoi se në këtë vit radiotelevizioni publik ka hyrë me plane, por edhe me borxhe të mëdha. Ai tha se gjatë këtij gjashtëmujori janë shlyer rreth 1.5 milion euro borxhe dhe se po ecet sipas dinamikës së paraparë në shlyerjen e borxheve të tjera.
Prishtinë
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, shqyrtoi raportin vjetor të Qeverisë, për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik për vitin 2012. Komisioni ka vlerësuar gjithashtu, se ka rritje të lehtë të numrit të auditimeve, sikurse që ka rritje të numrit të njësive të auditimit të brendshëm dhe të numrit të komiteteve të auditimit.
Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Ministrisë së Financave, për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik, kryetari i komisionit, Ali Sadriu, tha se mosadresimi i rekomandimeve të dala nga auditivet, ende mbetet sfidë e Auditorit të Përgjithshëm.
Prishtinë
- Tregtia e jashtme, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka arritur deficitin tregtar më të ulët, prej 186,4 milionë euro, për muajin maj 2013, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar që ishte prej 206,5 milionë euro.
Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin, vetëm me 12.8%. Ndërkaq, eksporti në muajin maj të vitit 2013 kishte vlerën 27,2 milionë euro, ndërsa importi 213,7 milionë euro, e që paraqet një rritje prej 8.5% për eksportin, si dhe një rënie prej 7.7% për importin, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012.
Prishtinë
- Gjatë vitit 2012, në Kosovë kanë vdekur 7 mijë e 829 persona, nga të cilët 315 raste kanë qenë foshnje dhe 208 raste të vdekjes së dhunshme. Kjo e dhënë u bë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ku thuhet se për vitin 2012 vdekshmëria është 4.0 promil. Nga vdekjet e dhunshme, 208 raste ose 2.8%, janë fatkeqësi, 142 raste ose 68.3%, vetëvrasje, 34 raste ose 16.3%, dhe vrasje 32 raste ose 15.4%. Mosha e vdekjeve të dhunshme, sipas kësaj agjencie, është 20-49 vjeçare.



Share