• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 03.07.2013
e Mërkurë, 03 Korrik 2013 18:03


PRISHTINË
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka konfirmuar të mërkurën në Prishtinë se Alanca Veriatlantike mbështet marrëveshjen e arritur, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, Rasmussen tha se NATO është e gatshme të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes, siç është e gatshme të mbrojë progresin e arritur në Kosovë dhe se nuk do të lejojë kthim mbrapa.

PRISHTINË -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, si dhe popullin amerikan, me rastin e 237-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë sinonim i lirisë, demokracisë, barazisë, perspektivës dhe zhvillimit teknologjik e shkencor, në përmasa globale, duke bërë vendin tuaj vend të idealeve dhe rritjes së mirëqenies ekonomike dhe sociale”, shkruan mes tjerash në urimin e kryeministrit Thaçi, dërguar amerikanëve.

PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në hapje të mbledhjes së kabinetit të tij qeveritar, ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e saja, do të punojnë maksimalisht, që procesi i integrimit të Republikës së Kosovës të përshpejtohet.
Ai ka shprehur edhe një herë gatishmërinë për angazhimin e Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar përkushtimin në implementimin e plotë të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Thaçi i ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për, siç tha, mbështetje unike procesit të negociatave.

PRISHTINË - Gjykimi në rastin "Kleçka" pritet të përfundojë në shtator të këtij viti, bëri të ditur të mërkurën kryetari i trupit gjykues, Malcolm Simons.
Gjatë seancës është paraparë të dëgjohet si dëshmitar, Ali Gegaj, i propozuar nga mbrojtja e të pandehurit, Naser Krasniqi, mirëpo është hequr dorë nga dëgjimi i këtyre dëshmitarëve të propozuar dhe seanca ka vazhduar me diskutimin e raportit psikologjik, të prezantuar nga prokurori i rastit, Mauricio Salustro, për, tashmë të ndjerin, Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X.

SHTËRPCË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka cilësuar Komunën e Shtërpcës, si një shembull jashtëzakonisht të mirë të pjesëmarrjes në zgjedhje të të gjithë qytetarëve dhe në mënyrë masive. Ajo ka vizituar sot Komunën e Shtërpcës, ku u prit nga kryetari i saj, Bratislav Nikoliq, dhe nënkryetari, Beqir Fejzullahu. Jahjaga u njoftua nga udhëheqja komunale e Shtërpcës për mbarëvajtjen e punëve në këtë komunë, projektet zhvillimore të saj, si dhe për problemet me të cilat përballet kjo komunë.

PRISHTINË - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për përvetësimin e dividendës nga ndërmarrja publike e KOST-it, në vlerë prej 3 milion euro. Kabineti qeveritar sot ka miratuar disa akte dhe vendime, nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore. Është miratuar Udhëzimi administrativ për përcaktimin e rasteve të zyrtarëve policor, të cilët vdesin në detyrë.
Qeveria ka miratuar edhe Udhëzimin administrativ për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë. Gjithashtu është miratuar Koncept-dokumenti për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

PRISHTINË - Kosova shumë shpejt do t'i ketë të rregulluara çështjet e ndërtimeve, sipas standardeve evropiane, pasi të hyjë në fuqi Kodi unik i ndërtimeve, i cili ka dalë të mërkurën në diskutim publik. Pas vërejtjeve dhe sugjerimeve nga publiku, Kodi do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Arben Ajazi, nga Departamenti i ndërtimit dhe banimit, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në hapje të këtij diskutimi, tha se Kodi unik i ndërtimeve do të jetë i hapur për diskutim publik dyditor, të mërkurën në Prishtinë dhe të premten në Prizren. Ky kod është hartuar nga një grup i ekspertëve, me arkitektë, inxhinierë dhe ekspertë të mjedisit dhe mbrojtjes së ambientit.

PRISHTINË - Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), nuk ka arritur të përmbushë detyrën e tij kryesore, për të shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin e vendit. Ngecjen më të madhe ky mision e ka pasur në veri dhe atje veprimet i ka marrë, vetëm duke pyetur institucionet në Serbi. Ky vlerësim u dha të martën në Prishtinë, në një debat të organizuar nga Forumi 2015 dhe Grupi për Studime Juridike e Politike, me ç'rast u prezantua analiza "Çka shkoi ters? - Në valle me EULEX-in: Luaj shote luaj...!", analizë kjo që ka bërë publike ngecjet e EULEX-it.


Share