• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Megjithatë, marrëveshja u ratifikua!
e Enjte, 27 Qershor 2013 20:52

vetevendosja_kuvendi_protestaPrishtinë,  27 qershor 2013
- Përkundër kundërshtimit nga “Vetëvendosje”, e cila fillimisht pengoi delegatët që të futeshin në Kuvend, e më pas edhe protesta brenda dhe jashtë sallës, me 84 vota për, tre kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo, pasi policia me forcë i ka larguar delegatët e VV’së, të cilët e kishin bllokuar për disa minuta vendin e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Madje kreu i VV‘së, Albin Kurti, ia rrëmben mikrofonin Krasniqit, duke e penguar që ta hedh në votim ratifikimin e marrëveshjes. Pas pushimit të detyrueshëm, të cilin e dha Krasniqi për dhjetë minuta, delegatët e VV’së ia kanë zënë karrigen atij, duke e pamundësuar kështu vazhdimin e seancës. Ata mbanin në dorë pankartën me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”. Njësia speciale e policisë, i ka larguar edhe protestuesit e Vetëvendosjes, të cilët po qëndronin ulur para hyrjes veriore të Kuvendit.
Policia ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e tyre edhe sekretarin organizativ të saj, Dardan Molliqaj. Ndaj veprimeve të protestuesve kanë reaguar ministri, Enver Hoxhaj, si dhe deputetët, Adem Grabovci e Zenun Pajaziti. “Situatat e tilla janë të papranueshme. Kryetari i Kuvendit dhe ministri i Brendshëm duhet të krijojnë kushte që secili deputet të hyjë në Kuvend”, ka thënë Hoxhaj. Ndërkohë, Jakup Krasniqi ka thënë se është përgjegjës, vetëm brenda Kuvendit dhe jo jashtë tij.
 
 

Share