• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përbërja e Kuvendit të Shqipërisë (Tabelat)
e Enjte, 27 Qershor 2013 15:30

kuvendi_shqiperia_2013Tiranë, 27 qershor 2013
- Kutia e fundit e numëruar mbrëmë, në KZAZ numër 38 në Njësinë Bashkiake Nr. 9 në Tiranë, vulosi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit. Dje, Partia Socialiste siguroi edhe një mandat më shumë në Tiranë, gjithsejtë 16. Ai është Dashamir Peza. Ky ishte ndryshimi i fundit i fiksuar dje për Partinë Socialiste. Ndërsa, Partia Demokratike siguroi dje edhe një mandat më shumë. Demokratët morën mandatin e tretë në qarkun e Kukësit, ai është Alban Zeneli, i cili i ka hequr mandatin e vetëm, që LSI kishte në këtë qark, Apostol Goçin.
Në përfundim të zgjedhjeve, koalicioni i majtë “Shqipëria Evropiane” ka marrë 84 mandate, nga të cilët, 66 mandate mori PS, 16 LSI, ndërsa PBDNJ dhe PKDSH morën nga një mandat. Ndërkaq, koalicioni i djathtë ka marrë 56 mandate, nga të cilat 49 deputetë i mori PD, 4 PDIU dhe 3 PR.
Zgjedhjet e 23 qershorit e bëjnë për herë të parë deputet të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërsa kanë lënë jashtë Kuvendit dy nga deputetët me eksperiencë mbi 10-vjeçare, Arben Malajn dhe Dritan Priftin, të cilët kandiduan të pavarur.
Botuesi i njohur, Koço Kokëdhima, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e PS’së nga lista e qarkut të Vlorës, ndërsa Astrit Veliaj, një tjetër investitor në media dhe në universitete, është deputet i PD’së nga lista e qarkut të Beratit. Këto zgjedhje rikthyen në Kuvend emra të njohur të politikës shqiptare, që i mungonin Parlamentit prej dy legjislaturash, si AnastasAngjeli dhe Musa Ulqini nga PS, Agron Duka nga PR, si dhe Monika Kryemadhi, Spartak Braho dhe Luan Rama nga LSI.

Aleanca për Shqipërinë Evropiane:

ASHE
VOTA
(2013)
MANDATE
(2013)
VOTA
(2009)
MANDATE
(2009)
PS
711765
66
620.586
65
LSI
179449
16
73678
4
PBDNJ
14255
1
18078
1
PKDSH
7919
1
-
-
PDS
11838
0
10395
0
PSD
10138
o
26700
0
AP
8697
0
-
-
PSV91
6111
0
6548
0
G99
2952
0
12989
0
PLiDr
2480
0
4865
0

Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim:

APMI
VOTA
(2013)
MANDATE
(2013)
VOTA
(2009)
MANDATE
(2009)
PD
524800
49
610463
68
PDIU
44640
4
14427
1
PR
51688
3
31990
1
PDK
13157
0
13308
0
PLL
5576
0
10711
0
LZHK
5425
0
10753
0
PBK
4718
0
5112
0
BLD
259
0
5008
0
PAA
2544
0
13296
0
PBKD
2126
0
4177
0

Lista e kandidatëve që janë zgjedhuar deputetë:

QARKU TIRANË

Partia Socialiste - 16 mandate:

1. Pandeli Sotir MAJKO
2. Saimir Bashkim TAHIRI
3. Vasilika Llambi HYSI
4. Ditmir Sulejman BUSHATI
5. Fatmir Sezai XHAFAJ
6. Lindita Llesh NIKOLLA
7. Besnik Mitat BARAJ
8. Xhemal Myslim QEFALIA
9. Sadri Ismail ABAZI
10. Parid Nezmi CARA
11. Spartak Ibrahim BRAHO
12. Artan Ilia GAÇI
13. Pjerin Zef NDREU
14. Rakip Bajram SULI
15. Milena Fatos HARITO
16. Dashamir PEZA

Lëvizja Socialiste për Integrim - 3 mandate:

1. Ilir Rexhep META
2. Klajda Theothoraq GJOSHA
3. Luan Mersin RAMA

Partia Demokratike - 11 mandate:

1. Sali Ramë BERISHA
2. Myqerem Ramazan TAFAJ
3. Majlinda Enver BREGU
4. Halim Mesut KOSOVA
5. Florion Prokop MIMA
6. Gerti Jusuf BOGDANI
7. Dashamir Hamit SHEHI
8. Jorida Hasan TABAKU
9. Edi Tonin PALOKA
10. Keltis Kujtim KRUJA
11. Kastriot Selman ISLAMI

Partia Republikane - 1 mandat:

1. Ylli Vesel SHEHU

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet - 1 mandat:

1. Tahir MUHEDINI

QARKU LEZHË:

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1. Monika KRYEMADHI

Partia Socialiste - 3 mandate:

1. Mimi Pjetër KODHELI
2. Armando Ndue PRENGA
3. Arben Ndue NDOKA

Partia Demokratike - 3 mandate:

1. Aldo Tonin BUMÇI
2. Gjovalin Pjetër KADELI
3. Albina Preng DEDA

QARKU BERAT:

Partia Socialiste - 4 mandate:

1. Fidel Bahri YLLI
2. Ermonela Koço VALIKAJ (Felaj)
3. Eduard Pajtim SHALSI
4. Eduard Laver BEJKO

Lëvizja Socialiste për Integrim - 2 mandate:

1. Nasip Qani NAÇO
2. Gledion Tomor REHOVICA

Partia Demokratike - 2 mandate:

1. Genc Stefanaq POLLO
2. Astrit Ferrik VELIAJ

QARKU SHKODËR:

Partia Socialiste - 4 mandate:

1. Mimoza Qazim HAFIZI
2. Tom Gjekë DOSHI
3. Paulin Nikollë STERKAJ
4. Namik Skënder KOPLIKU

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1. Agron ÇELA

Partia Kristian-Demokrate - 1 mandat:

1. Mark Preng FRROKU

Partia Demokratike - 5 mandate:

1. Jozefina Filip TOPALLI
2. Helidon Skënder BUSHATI
3. Voltana Vehbi ADEMI
4. Nard Lazër NDOKA
5. Gjovalin BZHETAJ

QARKU DURRËS:

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1. Lefter Haki KOKA

Partia Socialiste - 6 mandate:

1. Blendi Pëllumb KLOSI
2. Klodiana Fatmir SPAHIU
3. Ilir Hamid BEQAJ
4. Namik Hamza DOKLE
5. Gentian Kastriot BEJKO
6. Artur Xhek BUSHI

Partia Demokratike - 5 mandate:

1. Eduard Ismail HALIMI
2. Igli Latif CARA
3. Albana Sadik VOKSHI
4. Gent Hysen STRAZIMIRI
5. Oerd Eqerem BYLYKBASHI

Partia Republikane - 1 mandat:

1. Agron DUKA

QARKU KUKËS:

Partia Socialiste - 1 mandat:

1. Vexhi MUÇMATA

Partia Demokratike - 3 mandate:

1. Flamur Dalif NOKA
2. Besnik Xhafer DUSHA
3. Alban Jonuz ZENELI

QARKU DIBËR:

Partia Socialiste - 2 mandate:

1. Shkëlqim Islam CANI
2. Ulsi Qerim MANJA

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1. Përparim Islam SPAHIU

Partia Demokratike - 3 mandate:

1. Sherafedin Hamit SHEHU
2. Bedri Selman HOXHA
3. Roland Hazis KETA

QARKU ELBASAN:

Lëvizja Socialiste për Integrim - 2 mandate:

1. Edmond Llazar HAXHINASTO
2. Bujar Sabri KLLOGJIRI

Partia Socialiste - 6 mandate:

1. Ben Kristaq BLUSHI
2. Damjan Lekë GJIKNURI
3. Evis Kolë KUSHI
4. Alfred Besim PEZA
5. Taulant Kasem BALLA
6. Musa Rexhep ULQINI

Partia Demokratike - 4 mandate:

1. Arben Fahri IMAMI
2. Eduard Aqif SELAMI
3. Ardian Zenel TURKU
4. Luciano Dhimitër BOÇI

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet - 1 mandat:

1. Aqif Kahraman RAKIPI

Partia Republikane - 1 mandat:

1. Luan Xhemal DUZHA

QARKU KORÇË:

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1.Pirro Leonidha KAPURANI

Partia Socialiste - 6 mandate:

1. Bashkim Muhamet FINO
2. Arta Agim DADE
3. Olta Anxhelo XHAÇKA
4. Ilirian Anesti PENDAVINJI
5. Ilir Telha XHAKOLLI
6. Ylli Mihallaq PETRAJ (Ziçishti)

Partia Demokratike - 5 mandate:

1. Ridvan Vait BODE
2. Eleina Theodhoraq QIRIÇI
3. Edmond Shyqyri SPAHO
4. Fatmir Ali MEHDIU
5. Gjergji Stefan PAPA

QARKU FIER:

Lëvizja Socialiste për Integrim - 2 mandat:

1. Petrit Kozma VASILI
2. Robert Thoma BITRI

Partia Socialiste - 9 mandate:

1. Gramoz Kaso RUÇI
2. Erion Mirdash BRAÇE
3. Eglantina Muharrem GJERMENI
4. Ilirian Hyda CELIBASHI
5. Armando Nikolla SUBASHI
6. Arben Kristaq ÇUKO
7. Pirro Dano LUTAJ
8 . Majlinda Daut BUFI
9. Ervin Agim KOÇI

Partia Demokratike - 4 mandate:

1. Sokol Vangjel OLLDASHI
2. Mesila Fatmir DODA
3. Kozma Vangjel DASHI
4. Shpëtim Hysni IDRIZI

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet - 1 mandat:

1. Omer Barjam MAMO

QARKU GJIROKASTËR:

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1. Vangjel Llambi TAVO

Partia Socialiste - 3 mandate:

1. Arben Nevruz AHMETAJ
2. Erion Luan VELIAJ
3. Anastas ANGJELI

Partia Demokratike - 1 mandat:

1. Genc Pëllumb RULI

QARKU VLORË:

Partia Socialiste - 6 mandate:

1. Edi Kristaq RAMA
2. Valentina Abedin LESKAJ
3. Koço Theodhori KOKËDHIMA
4. Luiza Mihal XHUVANI
5. Fatmir Avni TOÇI
6. Andrea Theofan MARTO

Lëvizja Socialiste për Integrim - 1 mandat:

1. Shkëlqim Bashkim SELAMI

Partia për Bashkim dhe të Drejtat e Njeriut - 1 mandat:

1. Vangjel Spiro DULE

Partia Demokratike - 3 mandate:

1. Astrit Hiqmet PATOZI
2. Arben Petro RISTANI
3. Liljana Abedin ELMAZI

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet - 1 mandat:

1. Dashamir Mehmet TAHIRI


Share