• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sami Lushtaku, nga burgu uron Ramën!
e Martë, 25 Qershor 2013 19:21

skenderaj_sami_lushtakuPrishtinë, 25 qershor 2013
- Gjendet prapa grilave, por kjo nuk e ka penguar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun, që nëpërmjet familjarëve të tij të dërgoj në media urimin për kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka përgëzuar për fitoren që korri në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
Lushtaku ka përmendur një fakt, se Komuna që ai e udhëheq kishte vendosur që Ramën ta shpallte qytetar nderi, por që kjo ceremoni nuk u arrit të bëhej për shkak të paraburgosjes së tij. “I dashur mik, më lejoni fillimisht që t’ju uroj nga zemra, ju dhe Partinë Socialiste, për fitoren bindëse në zgjedhjet e 23 qershorit. Qytetarët e Komunës së Skenderajt ndihen krenarë që, para disa ditësh, Kuvendi i Komunës kishte vendosur që ju të shpalleni qytetar nderi i komunës sonë. Për shkak që një prokuror ndërkombëtar ka ngritur dyshime ndaj meje, se kam kryer krime lufte dhe se për këtë shkak aktualisht jam i privuar nga liria, kemi qenë të detyruar që ndarjen e titullit Qytetar Nderi ta shtyjmë për një kohë të pacaktuar, por jo të pafundme. Jam i bindur që shumë shpejt do ju presim në Skenderaj, si qytetar i nderit. Siç edhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë, në zgjedhjet e ditës së diel, e bënë zgjedhjen e duhur. Vota e tyre, sigurisht se do të jetë një motiv i jashtëzakonshëm për ju dhe ekipin e juaj që ta bëni realitet ëndrrën e shqiptarëve, për tu integruar në familjen evropiane”, thuhet në letrën e Lushtakut, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.
 

Share