• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përgjaket sërish qyteti i Laçit!
e Martë, 25 Qershor 2013 13:17

pergjaket_qyteti_lacLaç, 25 qershor 2013
- Tre të vrarë dhe një i plagosur, është bilanci i një konflikti për pronësinë. Ngjarja trishtuese ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Laçit, ku nga konflikti për një çështje pronësie, mes dy familjeve, kanë mbetur të vdekur tre persona dhe është plagosur një tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në qendër të qytetit, në lokalin e familjes Syziu, i cili mësohet se ishte objekt i konfliktit mes familjes Syziu dhe Klosi.
Vëllezërit, Lekë dhe Pal Syziu, janë përleshur me Arben Klosin, ku ka ardhur deri në përdorimin e armëve të zjarrit nga të dy palët. Për pasojë, kanë gjetur vdekjen dy vëllezërit Syziu dhe nga ana tjetër, Arben Klosi. Mësohet se biznesmeni, Lekë Syziu, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vëllai i tij, Pali, pasi është shpënë me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.
Disa orë më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Laçit edhe Arben Klosi. Mësohet gjithashtu se në këtë konflikt është plagosur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Policia ka arrestuar, Florion Klosin, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në konfliktin me dy vëllezërit Syziu, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
 

Share