• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
PS kryeson edhe në bastionet e PD-së!
e Hënë, 24 Qershor 2013 22:16

kuvendi_shqiperia_mandatetTiranë, 24 qershor 2013 - Në të gjitha Komisionet Zgjedhore Zonale (KZZ) vazhdon numërimi i votave, ku në bazë të rezultateve të pjesshme, fitues duket koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Partia Socialiste. Duke iu referuar rezultateve të gjertanishme, opozita siguron deri në 84 mandate, një rezultat ky që nuk ishte parashikuar as nga vet drejtuesit e opozitës dhe që e shndërron atë në një forcë kushtetuese në Parlament.
Pothuajse në çdo qark e majta ka fituar nga një deri në dy mandate, duke përfshirë zonat që tradicionalisht njiheshin si bastione të Partisë Demokratike. Qarku i Shkodrës duket se ka rezultuar më befasuese, duke përmbysur raportin, në 6 me 5 për të majtën, një rezultat ky që çon për herë të parë të majtën në avantazh në këtë qark. Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste është në avantazh deri më tani, pothuajse në të gjitha qytetet tjera të veriut, përjashtuar Kukësin. Deri tani në shkallë vendi janë numëruar 2911 kuti votimi, nga 5508 sa janë gjithsej. Ndërkohë, janë zyrtarizuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje, të cilat kanë arritur në 53,75 për qind.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në daljen e parë publike për ditën e sotme, deklaroi se fitorja e Rilindjes do të jetë më  e thellë nga sa duket. Megjithatë, Rama u bëri thirrje koordinatorëve, mbështetësve dhe deputetëve që të jenë të qetë dhe të presin deri në numërimin e votës së fundit, në respekt të çdo votuesi. Poashtu, Rama i dërgoi mesazh kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, që si i humbur në këto zgjedhje, mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë. "I dërgoj një mesazh kundërshtarit tonë, se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot është koha për ta bërë këtë me nder, në nderin e Shqipërisë, duke bashkëpunuar në çdo tavolinë numërimi, për të garantuar paprekshmërinë e votës. Ky proces duhet të vazhdoj pa pengesë, ku të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi. Është detyrim i barabartë i të dy palëve, që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces", tha Rama.
Ndërkaq, publicisti nga Kosova, Baton Haxhiu, i cili njihet për afërsinë e tij me liderët politikë të së majtës në Shqipëri, ka thënë se, pas zgjedhjeve parlamentare, kryeministër i ri i Shqipërisë do të jetë, Edi Rama, ndërsa Ilir Meta do të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit. ”Rezultati i zgjedhjeve, tashmë dihet. E majta ka fituar bindshëm. Edi Rama do të jetë kryeministër, ndërsa Ilir Meta, kryetar i Kuvendit", ka thënë Haxhiu.


Share