• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shqipëria nuk merr më shumë se barazimin!
e Shtunë, 08 Qershor 2013 14:09

shiqperia_norvegjiaTiranë, 07 qershor 2013
- Përfundon 1:1 ndeshja e shumëpritur për shqiptarët, me rezultat që, gjithsesi nuk mund të hidhet poshtë, sepse na mban gjallë shpresat për kualifikim, të paktën përmes fazës “Play Off”, pasi Islanda që ishte me pikë të barabarta, humbi në shtëpi nga sllovenët, me rezultatin 2:4.
Duke iu referuar ndeshjes, në pjesën e parë, u duk se skuadrat më shumë studjuan njëra-tjetrën se sa që luajtën për të shënuar, edhe pse emocione më të forta dhanë djemtë kuqezi, fillimisht me Mavrajn, i cili në minutën e parë, pas një gjuajtje me kokë, për pakë e ngriti publikun në këmbë. Ndërkaq, nga norvegjezët, Joshua vuri për herë të parë në sprovë Berishën. Valdet Rama, si një motor në krahun e majtë, në minutën e 15, pasi driblon dy herë kundërshtarët, kroson për Salihin, por ky I fundit gjuan jashtë. Minutat më të mira për kombëtaren tonë, e cila luajti në mënyrë të kujdesshme në mbrojtje, ishin rreth të 40-tave. Në minutën e 41-të, kur sërish Rama, depërton në zonë dhe me të djathtën ndëshkon Norvegjinë, duke ngritur stadiumin në këmbë dhe jo vetëm publikun që ndodhej në stadium, sepse sytë e gjithë shqiptarëve ishin përqëndruar në ekranet televizive.
Pjesa e dytë nisi e qetë. Skuadrat u treguan shumë të kujdesshme. Mesfusha ishte fushëbeteja e përballjes dhe, falë Bashës e Bulkut, shumë aksione të norvegjezëve thyheshin pa arritur në zonën e rrezikshmërisë. Në minutën e 67-të, ishte Ervin Bulku që i dha mundësinë, Hamdi Salihit, të fuste topin për të dytën herë në portën norvegjeze. Mirëpo, gjuajtja e tij me kokë devijohet nga portieri Jarstein, mjaftueshëm sa topi të godasë traversën. Pesë minuta më vonë, një skemë e frikshme, ashtu si në Oslo, mund të gjunjëzonte kundërshtarët, por Vila nuk koordinohet si duhet me Canin.
Të tërhequr për të ruajtur rezultatin, kuqezinjtë ua lëshojnë terrenin norvegjezëve, të cilët realizuan një sërë goditjesh nga këndi. Nga një e tillë, erdhi ndëshikimi për shqiptarët. Vetëm 3 minuta para fundit të ndeshjes, Hogli, mesfushori më i shkurtër i norvegjezëve u gjend i lirë para portës dhe ndëshkoi Berishën, duke sjellë heshtjen në “Qemal Stafa”.
Në minutat shtesë, një depërtim i të riut Kaçe, mund të ngrinte në peshë stadiumin, por Cani nuk arriti ta devijonte. Nuk deshi fati që shqiptarët të festonin, por gjithsesi, me një barazim 1:1 Shqipëria ruan pozitat në vendin e dytë në Grupin E dhe mbetet kandidate për në Botërorin 2014.
 

Share