• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sulltanesha Hyrem, ende në depresion!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 04 Qershor 2013 18:59

hyrrem_sylejmaniStamboll, 04 qershor 2013
- Meryem Uzerli, e cila u bë e famshme në rolin e Sulltaneshës Hyrem, tek seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, aktualisht është duke u trajtuar nga mjekët, pasi ajo ndodhet në gjendje depresioni. Prodhuesit e serialit "Sulejmani i Madhërishëm", i kanë dërguar asaj një mesazh duke ia përkujtuar se është koha që t’i kthehet punës. Por, bukuroshja turke, e cila ndodhet aktualisht në Gjermani, iu është përgjigjur se ende i duhet kohë për shërim. “Para së gjithash, miqtë e mi të dashur, më lejoni të them se ndihem tmerrësisht keq që po ju lajmërohem pas kaq kohësh. Por, sot është dita e parë që unë po ndjehem më mirë. Në aspektin e trajtimit, pjesa më e vështirë është prapa meje”, ka shkruar Meryem në profilin e saj në Twitter, duke iu referuar fansave të shumtë që ka. Ajo ka shtuar se në Gjermani po relaksohet, duke shëtitur me kafshët e saja shtëpiake, ndërkohë që i ka falënderuar të gjithë ata që nuk e kanë gjykuar. “Depresionin dhe qëndrimin në spital, unë po e shikoj vetëm si një fazë në jetën time. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe kemi uljet dhe ngritjet tona. Shpresoj se, pas shërimit, do të jem shumë më e fortë. Tani, më e rëndësishmja është që jam ende gjallë”, ka shkruar Hyrem.
Ndryshe, njerëzit që kanë punuar me të, thonë se nuk kanë parë tek ajo shenja të depresionit, dhe se ajo me të gjithë ia kalonte shumë mirë.
 

Share