• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjuha e hoxhës, e rrezikshme! (Video)
e Martë, 04 Qershor 2013 17:18

hoxha_irfan_salihuPrishtinë, 04 qershor 2013
- Gjuhë denigruese, poshtëruese, fyese dhe e pamoralshme është vlerësuar nga deputetet femra të Kuvendit të Kosovës, ajo të cilën e ka përdorur hoxha, Irfan Salihu, imam në xhaminë “Suzi Zerrini”, në Prizren. Ato kanë vlerësuar se kjo gjuhë mund të ketë pasoja në të ardhmen dhe të shkaktojë përçarje dhe urrejtje. “Kjo gjuhë e këtij hoxhe, por edhe e disa udhëheqësve të tjerë fetarë në Kosovë, është gjuhë e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të pariparueshme për të ardhmen në Kosovë, në lidhje me unitetin e shoqërisë. Mund të shkaktojë përçarje dhe urrejtje. Kosova nuk është një shoqëri me përçarje sektare, prandaj secili prej nesh duhet të mbrojë vlerat që i kemi kultivuar me shekuj”, thuhet në reagimin e grave deputete, duke shtuar se, gjuha e përdorur nga hoxhë Salihu, bën thirrje për dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilat janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës.
Ato kanë kërkuar nga Bashkësia Islame, që të distancohet publikisht nga gjuha e hoxhë, Irfan Salihut. “Kërkojmë nga Bashkësia Islame e Kosovës që të distancohet publikisht nga gjuha e hoxhë, Irfan Salihut, dhe të sqarojë publikisht, nëse ai është i emëruar nga BIK-u. Kërkojmë nga të gjithë akterët e shoqërisë dhe nga institucionet e Kosovës, që ta dënojnë ashpër gjuhën poshtëruese kundër grave, që vjen nga udhëheqës fetarë, të cilët e keqpërdorin lirinë e shprehjes, brenda institucioneve fetare”, thuhet mes tjerash në komunikatën e deputeteve femra të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, hoxha, Irfan Salihu, thotë se të gjitha femrat që kryejnë akte intime, pa kurorë, duhet të trajtohen si qenie e pavlerë “Ato janë rrospia dhe kurva. Ato duhet t’i lëni si meçka në sokak”, thuhet mes tjerash në “dersin” e Salihut, i cili i porosit meshkujt, që t’i hapin sytë se çfarë femra po marrin për gra. Madje, ai iu shpjegon të rinjve edhe për rëndësinë e virgjërisë femërore. Në 7 minuta e gjysmë, hoxha, Irfan Salihu, thotë se meshkujt e rinj janë bërë “qyrrana”, për faktin se po pranojnë çdo lloj femre për grua, duke vlerësuar vetëm bukurinë dhe trupin e saj.
 
 

Share