• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 21.05.2013
e Martë, 21 Maj 2013 20:39

Prizren
- Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), bashkë me punëtorët e parkut nacional “Malet e Sharrit”, inspektorët e Komunës së Prizrenit dhe në bashkëpunim me Policinë, sot janë duke inspektuar ndërtimet në zonën e Prevallës, pjesë kjo e parkut nacional, me qëllim të fillimit të fazës së parë për zbatimin e vendimit që ndërpret të gjitha aktivitetet ndërtimore në këtë zonë.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se ky aksion vjen, si pasojë e degradimit të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim, si dhe mosrespektim të udhëzuesit, për mënyrën e zbatimit të planit urban në këtë zonë.
Rahovec - Policia e Prizrenit ka njoftuar sot, se në rrugën transitore, në Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku, i cili për pasojë ka lënë të vdekur një kalimtar, i cili ndodhej jashtë rrugës në momentin kritik. Sipas hetimeve të para, dyshohet se shoferi i veturës, i cili po lëvizte nga Xërxa në drejtim të Malishevës, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, e humb kontrollin ndaj veturës dhe del jashtë rruge, me ç'rast e godet këmbësorin me pjesën frontale të automjetit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i automjetit të mbetet në arrest, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, E. H. (1963), t’i dorëzohet familjarëve.
Prizren - Një femër, viktimë e grabitjes, ka bërë kallëzim në policinë e Prizrenit për, siç ka deklaruar ajo, një person, i cili e kishte plaçkitur mbrëmë, rreth orës 18:30, teksa ajo po shëtiste pranë lumëbardhit me një shoqe të saj. “Një i dyshuar, i moshës rreth 25 vjeç, i afrohet viktimës tinëzisht nga prapa dhe me shpejtësi ia grabit një zinxhir të arit nga qafa, duke ikur më pas në drejtim të pa njohur. Viktima, edhe pse kishte marrë disa gërvishtje të lehta në qafë, nuk kishte pranuar të shkonte tek mjeku. Policia ka iniciuar rastin dhe ka caktuar një hetues që të merret me zbulimin e autorit”, thuhet në komunikatën e policisë.
Vërmicë - Rreth orës 23:30, policët në vendkalimin kufitar, në Vërmicë, kanë ndaluar një shtetas të Shqipërisë, i cili po përpiqej të kalonte ilegalisht kufirin, Kosovë – Shqipëri, pa dokumente identifikuese. Ndalimi është bërë me kërkesë të policisë në Prizren, ngase, sipas hetimeve të para, dyshohej se ky shtetas i Shqipërisë është i përfshirë në tentim vjedhjen e kabllove elektrike në autostradë. Prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit policor, me padinë për kalim ilegal të kufirit.
Malishevë - Nga korriku i vitit 2010, në Malishevë janë riatdhesuar 67 persona. Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Komunitet dhe Kthim në këtë Komunë, sipas së cilës, të kthyerit janë kryesisht individë. “Deri më tani janë riatdhesuar 67 persona, kryesisht individë. Vetëm një rast e kemi, që është kthyer me familje”, ka thënë zyrtarja në këtë Zyrë, Edona Krasniqi.
Sipas saj, disa prej të zhvendosurve kanë përfituar ndihmë për rindërtimin e shtëpive, ndihma ushqimore, si dhe gjëra të tjera të nevojshme. “Nga minoritetet, deri më tani nuk është bërë asnjë kërkesë për riatdhesim”, tha Krasniqi.
                                                            MOTI
Të mërkurën, mbi vendin tonë do të mbretëroj mot me diell dhe me vranësira të kohëpaskohshme, të cilat gjatë ditës dhe natën do të marrin karakter zhvillimi, duke sjellë reshje lokale të shiut, përcjellur me vetëtima dhe bubullima. Temperaturat do të luhatën nga 10° deri 21°. Era do të fryj nga jugu, me shpejtësi deri 33 km/h.
 

Share