• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Majko kërkon nënshtetësinë e Kosovës!
e Premte, 03 Maj 2013 13:58

majko_thaciPrishtinë, 03 maj 2013
- Ish-kryeministri i Shqipërisë, në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit ia ka bërë me dije se shumë shpjet do t’i bëjë gati procedurat për të marrë nënshtetësinë e Kosovës, shkruan gazeta “Epoka e Re”. Majko ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë akt si një reflektim në marrëdhëniet e dy vendeve dhe gjithë rajonit. “Është një moment jashtëzakonisht sfidues. Padyshim që ka një përkrahje të gjerë nga e gjithë klasa politike. E them këtë, jo vetëm se duhet thënë kështu. Ngandonjëherë ne jemi edhe pjesë apo viktimë e vogël e gjërave që duhet thënë ashtu, dhe pastaj ju gazetarët na pyesni se çdo të thotë me këtë apo atë. Në fakt, aktualisht, sot që flasim, marrëveshja midis Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, është një hap cilësor i cili ka pasur reflektim, jo vetëm dhe thjesht në marrëdhëniet në mes të dy shteteve respektive, por edhe në të gjithë rajonit ka ofruar një cilësi të re, pasi marrëdhënia midis shqiptarëve dhe serbëve mbetet marrëdhënia më problematike sot në rajon”, ka thënë Majko, duke shtuar se ka qenë i prirë të shikoj me shumë vëmendje dhe me shumë optimizëm marrëveshjen e arritur. “Sigurisht pa shmangur edhe atë pjesën e thartë që ka çdo marrëveshje-negociatë, pasi në fund të fundit, negociata është negociatë dhe duhet të bësh kompromiset përkatëse”, ka thënë Majko, pas një takimi që ka zhvilluar sot në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin takim tha se kishte emocione teksa ia përsëriti kërkesën e tij për të marrë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. “Sot pata emocionin e veçantë t’i ripërsërisë mikut tim, kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japi nderin dhe kënaqësinë që shpejt do të bëjë procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë Majko, duke shtuar se ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë edhe shtetas të Shqipërisë. “Por, mos harroni se ka edhe ca në krahun tjetër, si puna ime, që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre”, ka thënë Majko, duke folur për miqësinë që ka me kryeministrin Thaçi. “Në fakt, së bashku me kryeministrin Thaçi, sot patëm një bisedë jashtëzakonisht miqësore. Bashkë me Hashimin jemi një stacion i përbashkët, sa herë që ai vjen në Tiranë dhe unë në Prishtinë, tanimë edhe falë rrugës kjo gjë është jashtëzakonisht e shkurtuar dhe unë u nisa herët në mëngjes, dhe kafenë e pimë së bashku”, është shprehur Majko.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kishte kënaqësinë që në orët e mëngjesit priti në takim pune mikun e tij. “Ish-kryeministrin Majko e informova edhe për marrëveshjen e arritur në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve, si një marrëveshje ku Kosova fiton. Por, gjithashtu reflekton edhe për të mirën e Serbisë dhe për rajonin tonë. Një marrëveshje që ka pasur mbështetjen e plotë edhe të Shqipërisë, të Qeverisë dhe gjithë politikës shqiptare”, ka thënë Thaçi, duke e falënderuar Tiranën, në lidhje me këtë qëndrim shumë korrekt dhe të vendosur për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
 
 
Share