• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 02 Maj 2013 09:57

albin_kurti
Albin KURTI - Lider i lëvizjes “Vetëvendosje”
 
Dialogu që u mor vesh (nga Presidentja)!
 
Nuk po shfrytëzohen asnjëra nga dy varësitë e Serbisë ndaj Kosovës. Së pari, varësia e saj nga dialogu me Kosovën gjersa dëshiron të avancojë në integrimet evropiane. Dhe, së dyti, varësia e Serbisë nga tregu i Kosovës për prodhimet e saj me, ç’rast i merr ato gjysmë miliardi euro në vit (sipas shifrave zyrtare që mund të jenë veçse më të ulta sesa ato reale). Këtyre dy varësive, Thaçi dhe Qeveria e tij iu përgjigjen po ashtu me varësi, duke e vënë në pikëpyetje shtetin e Kosovës. Së pari, dialogu politik me Serbinë në Bruksel paraqet imunitet për Thaçin nga EULEX-i. Së dyti, buxheti i Kosovës mbushet mbi tri të katërtat nga doganat, përmes importeve, përderisa tregtarët shqiptarë të mallrave të Serbisë janë miq të qeveritarëve ose të atyre opozitarëve që janë miq të qeveritarëve.
Kryeministri Thaçi nuk bën kompromis me ambiciet e veta personale, në mënyrë absolute. Prandaj, pikërisht për këtë arsye, në mënyrë absolute, ai bën kompromise për shtetin e Kosovës. Thaçi nuk i kishte më vijat e kuqe te mostejkalimi i Kushtetutës së Kosovës, por te mosarritja e Republika Srpska-s. Sidomos në mediet ndërkombëtare, ai e ka përsëritur disa herë që nuk do të lejohet një Republika Srpska tjetër në Kosovë. Kësisoj, ai e tregoi tavanin, përfundi të cilit mund të futet kompromisi – Republika Srpska minus! Kushtetuta e Kosovës është dyshemeja ku shkelin, ndërkaq Republika Srpska është tavani ku thuhet se s’bën të arrihet. Kryeministri Thaçi dëshironte të dukej që e ka mbrojtur Kosovën në Bruksel, ku, në fakt, në rastin më të mirë, është përpjekur që të mos realizohet 100% Platforma e Serbisë, përkatësisht aspirata maksimaliste e saj. Dhe tash, dialogu politik vazhdon, apo jo?
Gatishmëria për dialog shtesë, është gjithmonë gatishmëri për koncesione shtesë. Me vetë faktin që Thaçi pranoi të vazhdojnë dialogun me Serbinë në Bruksel, pasi që ajo e refuzoi marrëveshjen dhe, pas kërkesës së saj për dialog shtesë, Thaçi shfaqi mirëkuptim me pakënaqësinë e Serbisë. Koncesionet e reja, në parim, tashmë ishin aty. Korniza e dialogut pa kushte për Serbinë e për çështje të brendshme të Kosovës është përherë fatale. Dihet që Gjermania i ka vënë kushte Serbisë dhe flet me të për çështje të brendshme të Serbisë. Kosova si ka vënë asnjë kusht Serbisë dhe bën dialog me të, për çështje të brendshme të Kosovës. Nëse Gjermania ka arsye për shtatë kushte ndaj Serbisë, Kosova ka arsye për shumëfish më shumë se aq. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, që u miratua të hënën, në orën një pasmesnate, dhe e cila jep pëlqimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Daçiq-Thaçi, thirrej në Rezolutën tjetër të 18 tetorit 2012, e cila tashmë ishte shkelur në tërësi dhe në secilën prej gjashtë pikave të saj. Moskushtëzimi i Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë vjen i shoqëruar me mospërgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës ndaj Kuvendit. 
I gjithë përqendrimi, sa i përket dialogut politik me Serbinë në Bruksel, kohëve të fundit ishte reduktuar te kompetencat e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, përkatësisht te kompetencat e mundshme ekzekutive. Kështu, është lënë në harresë çështja e formës së fituar për Serbinë, duke spekuluar për hollësitë e përmbajtjes. Vetëm një ditë pasi që u miratua në Kuvendin e Kosovës Rezoluta që jep pëlqimin e mbështetjen për marrëveshjen Thaçi-Daçiq, strukturat e Serbisë në veri e shpallën autonominë! Pra, morën çka deshën nga institucionet e Kosovës dhe tash shkojnë një hap më tutje. Të thuash që strukturat e Serbisë në veri të Kosovës janë të pavarura nga Daçiqi në Beograd, është njësoj si të thuash që Karaxhiqi e Mladiqi në Bosnje ishin të pavarur nga Milosheviqi në Beograd. Daçiqi është edhe ministër i brendshëm, përveçse kryeministër, kurse Vuçiqi është edhe ministër i mbrojtjes, përveçse zëvendëskryeministër. Kjo flet më shumë se gjithçka tjetër, për llojin e shtetit të Serbisë.
Mbase, arsyen pse u bë marrëveshja Daçiq-Thaçi, e ka treguar më së miri Presidentja Jahjaga. Me rastin e shkuarjes së Thaçit në takimin e nëntë me Daçiqin në Bruksel, ajo tha që marrëveshja është e pashmangshme dhe e nevojshme. Pra, kështu foli Presidentja; njëherë e pashmangshme, mandej e nevojshme (sic.). Kjo renditje e termave dëshmon më shumë se vetë kuptimi i tyre veçmas. Sigurisht që mund ta trajtojmë këtu se si kjo marrëveshje, sipas Presidentes, na paska qenë e pashmangshme dhe pse. E, gjithashtu, edhe ta shtjellojmë pse dhe si kjo marrëveshje konsiderohej e nevojshme. Por, thelbi është se marrëveshja na paska qenë fillimisht e pashmangshme e pastaj edhe e nevojshme. Në të vërtetë, kjo deklaratë e Presidentes Jahjaga pasqyron vetë shpirtin e vdekur të krerëve shtetërorë të Kosovës. Ajo çfarë u servohet është e pashmagshme. Do ta hanë, gjithsesi. Më pas e racionalizojnë edhe si të nevojshme. U bëri mirë, pa dyshim.
 
 
Share