• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Presioni i Gjermanisë, rikthehen vizat?
e Premte, 12 Prill 2013 16:35

viza_shengenBerlin, 12 prill 2013
- Gjermania po ngul këmbë për pezullimin e lëvizjes së lirë, pa viza, në vendet e Shengenit për shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë. Kjo kërkesë po merr edhe mbështetjen e BE-së, shtetet e së cilës shumë shpejt mund të kërkojnë përsëri viza për qytetarët që vijnë nga vendet e Ballkanit. Komisioni përgjegjës i Parlamentit Evropian votoi pro idesë, që vendet e BE-së mund ta pezullojnë për një kohë të kufizuar të drejtën e udhëtimit pa viza për qytetarët e vendeve të caktuara, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, si Serbia dhe Maqedonia.
Vetëm në janar të këtij viti, në Gjermani kërkuan azil 7 mijë persona. Kjo shënon rritje gati 50 përqind më shumë, krahasuar me muajin e kaluar dhe rreth 60 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ministri i Brendshëm gjerman, Hans Peter Friedrih, kërkoi që për këtë shkak, të bëhet një ndryshim në rregullat për viza, në nivelin e BE-së.
Parlamenti i BE-së, Komisioni i BE-së dhe Këshilli, ka disa muaj që po diskutojnë për këtë çështje dhe tani pritet që rregullat e BE-së të plotësohen, duke shtuar këtë klauzolë.
Sipas vendimit të Komisionit, secili shtet i BE-së mund ta anulojë qarkullimin pa viza, në qoftë se ka rritje të konsiderueshme dhe të papritur të numrit të emigrantëve të paligjshëm ose të kërkesave të pabazuara për azil. Të Gjelbrit në Parlamentin Evropian e kritikuan idenë e klauzolës për pezullimin për një kohë të kufizuar të së drejtës së udhëtimit pa viza. Sipas tyre, kjo masë do të diskreditojë të drejtën e azilit. Për më tepër, të Gjelbrit thanë se numri i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Gjermani, ka rënë ndjeshëm.
 
 
Share