• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 07.03.2013

Dragash
- Pas kërkesës së shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, për pezullim të përkohshëm të 35 nxënësve, të cilët kanë më tepër se pesëdhjetë mungesa të paarsyeshme, si dhe sjellje jo të mira, Drejtoria komunale e Arsimit në Dragash ka dhënë pëlqim për një masë të tillë. “Bazuar në kërkesën e SHM ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash, lidhur me dhënien e pëlqimit për pezullim të përkohshëm nga shkolla, deri në një muaj, kemi shqyrtuar kërkesën dhe, në bazë të Udhëzimit Administrativ, jep pëlqimin për largimin e këtyre nxënësve nga shkolla”, thuhet në shkresën, të cilën kjo drejtori ia ka dërguar drejtuesve të shkollës së mesme.
Dragash - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të premten, me 8 mars, në Dragash do të prezantohet nga Zyrtarja Komunale për Barazi Gjinore, e drejta në arsimim, punësim dhe e drejta e personave me aftësi të kufizuara.
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të përkrahë grupet joformale të grave në Dragash, Malishevë, Mamushë, Prizren, Rahovec dhe Suharekë, në përpjekjen e tyre për të promovuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, qasjen në arsim, barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje, përmes një sërë aktivitetesh në terren.
Mitrovicë - Shefi i Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, sot takoi përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe, në veri të Kosovës. Ai vizitoi edhe udhëheqjen e re paralele të Komunës së Mitrovicës dhe më pas iu drejtua gazetarëve. Dje, Vulin ka qëndruar në fshatin Vraniç të Gorës së Dragashit, ku ndodhet selia e Komunës paralele të Gorës, nga ku ka paralajmëruar futjen e kësaj komune në Asociacionin e Komunave serbe të Kosovës.
Prishtina zyrtare e kundërshton formimin e një asociacioni, me kompetenca legjislative dhe ekzekutive. Rreth kësaj çështjeje po diskutojnë aktualisht në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Prishtinë - Lëvizja Islame “Bashkohu”, zyrtarisht është regjistruar si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me 2/3 e votave të anëtarëve të KQZ-së, është vendosur që kjo Lëvizje islame të jetë pjesë e politikës vendore. Këtë e ka konfirmuar, Alban Krasniqi, anëtar i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Ky vendim është marrë, pasi programi dhe statuti i saj është në përputhje me normat dhe ligjet e KQZ-së”, tha Krasniqi.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Lëvizja Islame Bashkohu kishte ndërprerë dhunshëm lansimin e një edicioni të revistës “Kosova 2.0”, që ndërlidhej me seksin. Kryeredaktorja e kësaj reviste, Besa Luci, tha se nuk është parimore që kjo lëvizje të licencohet si subjekt politik, përderisa nuk kanë përfunduar hetimet që do të dëshmojnë se a ka qenë e implikuar apo jo në incidentet e dhunshme. Ndërkaq, avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka thënën se ky institucion do të analizojë bazën ligjore që ka të bëjë me regjistrimin e kësaj Lëvizjeje.
 
 
Share