• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 19.02.2013

Dragash
- Mursel Halili, deputet në Kuvendin e Kosovës, i cili e ka përfituar këtë pozitë, falë vendeve të rezervuara, si përfaqësues i komunitetit goran, i ka thënë radios gjermane (DW), se asgjë nuk po investohet në trevën e Gorës.
Kryetari i Iniciativës Qytetare të Gorës, është shprehur se nuk po sheh progres, edhe pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë. “Problemi ynë kryesor është mungesa e të drejtave në këtë komunë, ku ne jemi gjithmonë pakicë dhe nuk mund të vendosim për fatin tonë. Kemi shumë probleme të lidhura me mbijetesën ekonomike të Gorës, sepse asgjë nuk është investuar këto vitet e fundit. Për këtë arsye, një numër i madh i njerëzve tanë është larguar nga Kosova”, ka thënë Halili.
Dragash - Një thyerje argjendarie ka ndodhur në Dragash, mëngjesin e hershëm të 17 shkurtit, por që policia nuk ka dhënë detaje për këtë vepër.
Nga burimet tona është mësuar se, në Ditën e Pavarësisë, shënjestër e plaçkitësve ka qenë argjendaria e Ramadan Hajrullahut, i cili i përket komunitetit pakicë nga Gora. Ai i ka thënë radios sonë se ende nuk ka përfunduar hetimi nga organet e rendit, prandaj nuk mund të japë të dhëna, nëse nga kjo punëtori është vjedhur gjë, apo ka shpëtuar vetëm me dëme materiale, gjatë thyerjes së kyçit të derës.
Prizren - Një vjedhje e rendë është identifikuar nga policia në Prizren, pasi është ndaluar për kundërvajtje në komunikacion një drejtues automjeti. Gjatë kontrollit rutinor, në brendi të automjetit janë vërejtur gjësende të dyshuara. Me pas, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për gjësende të vjedhura si; televizor plazma, një thike dhe një pako me municion të kalibrit 9 mm. Lidhur me ketë  rast, policia ka arrestuar katër persona, si dhe është konfiskuar malli i dyshuar si i vjedhur. Pas intervistimit të katër të dyshuarve, policia është vënë në kërkim edhe të një tjetri person, i cili gjendet në arrati dhe dyshohet se me vete posedon një revole.
Prizren - Një vjedhje tjetër është raportuar nga zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha, i cili bën të ditur se mbrëmë, policia në Prizren ka pranua një informatë nga një qytetar i fshatit Lubeqevë, në lidhje me një rast vjedhjeje. Patrulla policore i është përgjigjur thirrjes dhe, janë ndalur në flagrancë katër persona, tek të cilët është gjetur një pushkë gjuetie, e vjedhur ditë më parë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit. Ata kanë pranuar se kishin kryer disa vjedhje, prandaj po mbahen për 48 orë. Policët hetues janë duke punuar intensivisht me të dyshuarit, pasi që dyshohet se kanë kryer vjedhje të tjera në regjionin e Prizrenit.
Bruksel - Në Bruksel është mbajtur takimi i radhës, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, i ndërmjetësuar nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Eshton. Temë e këtij raundi të bisedimeve, i cili do të vazhdojë edhe të mërkurën, është thënë se do të jetë çështja e veriut të Kosovës, me theks të veçantë fati i strukturave paralele të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës. Zyra e Ashtonit e ka konfirmuar takimit, por nuk ka dhënë më shumë detaje, në lidhje me bisedimet e sotme.
Bruksel - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është takuar edhe me Komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle. Pas takimit, Thaçi potencoi se lëvizja e lirë, pa viza, është çështje e një dimensioni njerëzor dhe nuk duhet lejuar krijimin e një vrime të zezë në Ballkan. Ndërsa Fyle i ka dhënë përkrahje Kosovës, në procesin e integrimit evropian. Komisioneri i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle, e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për qasjen e tij evropiane, në raport me bashkëpunimin rajonal. Ai theksoi se institucionet e Kosovës do ta kenë gjithë përkrahjen e duhur, në procesin e integrimit evropian.
 
 
Share