• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme - BLIC
e Mërkurë, 28 Tetor 2009 18:13

Prishtinë
- Ligjvënës që drejtojnë Komisionin për integrime evropiane në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile, e kritikuan sot Qeverinë, për, siç thanë, nivelin e lartë të korrupsionitn, ndërsa Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e kërcënoi ekzekutivin me grevë të përgjithshme.
Kritikat në adresë të Qeverisë u lansuan gjatë një debati që organizoi sot Komisioni parlamentar për integrime evropiane, lidhur me Raportin e fundit të progresit për vendin tonë, që ka publikuar Komisioni Evropian. (KosovaLive)
Prishtinë - Lëvizja Qytetare “Fol”, sot reagoi përmes një performanse në rrugë, ndaj neglizhencës dhe injorimit që Qeveria i ka bërë të gjeturave të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian për Kosovën. Kjo lëvizje vlerësoi se raporti ka identifikuar mangësi substanciale në funksionin e institucioneve shtetërore, ndërsa ka tërhequr vërejtjen në probleme serioze politike, ekonomike, sociale dhe ato të të drejtave të njeriut. 
Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i lëvizjes “Fol”, theksoi se për shkak të fushatës parazgjedhore, Raporti i Progresit për Kosovën, për vitin 2009, nuk ka gëzuar vëmendjen e duhur. (KosovaLive)

Prishtinë
- Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve komunale 2009, theksoi se më 15 nëntor, ditën e zgjedhjeve të para, në Kosovën e pavarur, e gjithë bota do ta drejtojë vëmendjen kah Kosova. “Është rasti i mirë që Kosova të dëshmojë se është e gatshme t’i zhvillojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e para, si shtet sovran dhe demokratik”, tha Sejdiu, duke shprehur nevojën e një koordinimi të mirë të vëzhguesve, në ditën e zgjedhjeve.
 (KosovaLive)
Prishtinë - Koalicioni i organizatave joqeveritare të Kosovës, “Demokracia në Veprim”, paraqiti sot raportin e monitorimit të javës së dytë të fushatës parazgjedhore, duke vlerësuar se nga java e parë, ka një përmirësim, në mënjanimin e fjalorit të ashpër dhe dëmtimit të pronave të partive politike. Megjithatë, edhe gjatë javës së dytë të fushatës, ky rrjet i organizative joqeveritare, i akredituar për monitorimin e zgjedhjeve, raportoi për disa incidente të vogla, që nuk i tejkalojnë përmasat demokratike të zgjedhjeve. (KosovaLive)
Prishtinë - Doganat e Kosovës njoftuan sot se, mbrëmë në degën doganore në Aeroportin e Prishtinës, oficerët kanë zbuluar dy pushkë gjuetie, municion dhe pajisje speciale për bartje të armëve. Zyra për media e Doganave të Kosovës bëri të ditur se gjatë kryerjes së kontrollit të udhëtarëve, që sapo kishin arritur në Kosovë, ne hyrje në kanalin e gjelbër, një udhëtar dëshmon që nuk kishte asgjë për të deklaruar për doganë.
Mirëpo oficerët, pas një kontrolli rutinor, kanë zbuluar dy pushkë gjuetie, sy optikë, një pako speciale për bartjen e armëve, municion të kalibrit 7.62 milimetra, një karikator dhe katër rrethatore për bartjen e municionit. (KosovaLive) 
Share