• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 12.02.2013

Dragash
- Drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport, në Dragash, ka njoftuar se, për nderë të Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, do të organizojë një varg aktivitetesh.
Aktiviteti i parë, sipas agjendës që ka përpiluar kjo drejtori, është Akademia solemne, e cila do të organizohet më datën 17 shkurt, me fillim në orën 10:00. Dyzet minuta më vonë, do tu bëhen vizita varrezave të dëshmorëve, në Dragash dhe Buçe.
Ndërkaq, nga ora 12:00, para ndërtesës së Radio Sharrit, do të shfaqet program i bujshëm artistik, i cili është parashikuar të transmetohet drejtëpërdrejtë, përmes valëve tona, po që se do të lejojnë kushtet atmosferike.
Prishtinë - Komisioni Evropian e ka prezantuar sot raportin e parë për progresin, të cilin e ka arritur Kosova në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga misioni i BE-së në Kosovë, Komisioni e ka vlerësuar progresin e Kosovës, në secilën pjesë të udhërrëfyesit për viza dhe ka dhënë disa rekomandime për autoritetet kosovare, në fushat ku kërkohet veprim vendimtar për të fituar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj. “Ky raport identifikon dy pjesët e reja të legjislacionit që Kosova duhet t’i miratojë; një ligj për bashkëpunim ndër-agjencor në menaxhimin e integruar të kufirit dhe një ligj për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”, thuhet mes tjerash në raport.
Prishtinë - Shtetasit kosovarë, edhe pse kanë vizën Schengen, nuk mund të kalojnë nëpër Kroaci, as transit, pa e pasur edhe vizën kroate. Këtë qëndrim të autoriteteve kroate e kanë konfirmuar disa udhëtarë kosovarë, të cilët të hënën nuk ishin lejuar të kalonin nëpër Kroaci, ndonëse në pasaportat e tyre kishin viza të vlefshme Schengen. Gazeta “Koha Ditore” e ka konfirmuar lajmin edhe, nga burimet zyrtare kroate, ka mësuar se tash e tutje kosovarët duhet të pajisen edhe me viza kroate, pavarësisht që mund të ken vizën Schengen. Kjo, pasi Kroacia, në prag të anëtarësimit në BE, ka ashpërsuar regjimin e vizave edhe ndaj disa vendeve të tjera.
Uashington - Profesori amerikan, David Kanin, e ka përgënjeshtruar gazetën beogradase ”Politika” për një shtrembërim që i ka bërë intervistës së tij, në lidhje me Kosovën. “Në intervistën me mua, shkruan se unë, gjoja paskam thënë se Kosova është marrë nga Serbia në mënyrë të paligjshme. Unë nuk e kam thënë këtë. Por, them se Serbia e ka humbur Kosovën me keqmenaxhimin në vitet 90’, si dhe për arsye se Milosheviqi bëri llogaritje të gabuar rreth gatishmërisë së NATO-s, për përdorimin e forcës. Serbia e humbi Kosovën, ashtu siç humbet në fushëbetejë. Dhe, kjo nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë”, ka reaguar Kanin.
 
 
Share