• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Isa Boletini, 97 vjet nga vrasja e tij!
e Mërkurë, 23 Janar 2013 15:01

Prishtinë, 23 janar 2013
- Sot mbushën 97 vjet, që nga rënia legjendare e atdhetarit të shquar, strategut popullor dhe organizatorit të udhëheqjes së lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, Isa Boletini. Vepra e tij është nderuar, në çdo kohë.isa_boletini Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu, një batalion special i ushtrisë shqiptare, i cili u instalua në Irak, mban emrin e Isa Boletinit.
I lindur në vitin 1864, në fshatin Boletin të Mitrovicës, ndonëse i pashkolluar, Isai fitoi një nam të madh për guximin, ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës. Mbiemri origjinal i familjes Boletini, është Maksutaj, nga fisi shaljanë, të vendosur në fshatin Isniq të Deçanit. Më vonë migruan drejt fshatit Boletin, prej nga morën edhe mbiemrin. Veprat e tij u bënë legjenda, ndërsa arratisjet e tij nga turqit e serbët, u bënë përralla.
Vrasësit e njeriut më të fortë që kishte në krah, Ismail Qemali, njeriut me të cilin ky i fundit shpalli Shqipërinë e pavarur, ishin xhandarët malazezë, të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi. Ndërkaq, ata që e prenë në besë, ishin disa diplomatë francezë. Ishte janari i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj se pa hasur në asnjë rezistencë.
Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së njërit nga shqiptarët më të mëdhenj, nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavi, sipas vendimeve të fuqive të mëdha të Evropës, në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe, konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e këtij shqiptari të madh.
Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë, në Shkodër, por kjo do të vërtetohej më vonë. Gjithsesi, Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë, ku bëjnë një vizitë në ambasadën franceze. Tregon një telegram, i paraqitur si urdhër nga ministri i Jashtëm francez, për t'i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje. Por, nisur nga ligjet e maleve, Boletini preferon "mikun që i hapi derën i pari".
Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku kishte kaluar natën ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën vëzhgim.
Thyerja e frontit malazez nga austriakët, në të njëjtën periudhë kohore dënon me vdekje Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë, bashkë me njerëzit më të afërt, në Danilovgrad dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po ua dorëzonin kryeqytetin austriakëve, pa luftë, dukej se urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake.
Tafili, nipi i Isa Boletinit, i cili i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit, kështu e përshkruan ngjarjen: “Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë, në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë, me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te xhaxhai (Isa Boletini). Patrulla, në krye të urës, që po priste ardhjen e xhaxhait, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush është Isa Boletini? Por, oficeri ndërhyn, duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjëri nga këta!".
Megjithatë, që tre vëllezërit nuk kishin mundësi ta lajmëronin Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi që, nën kërcënimin e armëve, e mbyllen në një shtëpi dhe e mbanin të izoluar. Në këtë kohë, Isa Boletini, vet i teti, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës, pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S'ja kam dorëzue as Krajlit e as Mbretit. Dhe, nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë, Pero Buriqi, nga Vasoviqi. Menjëherë, flakë për flakë, përgjigjet edhe Isa Boletini, bashkë me njerëzit e tij me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy bijtë e tij, Halili dhe Zahidi, i cili ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bislimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër, mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe dyfish të plagosur. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë, të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen Tafili.
Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën, fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë, dy ditë më pas, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve, banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim, para se arkivoli i Boletinit të futej në dhe. Gjithsesi, askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin atë të vrarë. Nuk iu besua as edhe një komunikate zyrtare të ushtrisë austriake, e cila jepte lajmin e vrasjes së Boletinit, eshtrat e të cilit u zhvendosën së fundmi në Boletin, më 25 shtator 2004.
 
 
Share