• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 21.01.2013

Dragash
- Pesë muaj pas djegies së malit “Koritnik”, zyra rajonale e Agjencisë Kosovare të Pyjeve në Prizren ende nuk e ka bërë vlerësimin e dëmeve. Përgjegjësit e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, si dhe ata të Njësisë së Pyjeve në Dragash, kanë thënë se kjo çështje nuk është në kompetencë të tyre. Fahri Piraj, përgjegjës i Brigadës së Zjarrfikësve në Dragash, i ka thënë Kohës Ditore se organet lokale kanë bërë vetëm vlerësimin e shpenzimeve të karburanteve gjatë aksionit për shuarjen e zjarreve dhe se të tjerat vlerësimi nuk janë përgjegjësi e lokale.
Dragash - Prej katër vjetësh, në komunën e Dragashit nuk është ndërtuar asnjë objekt i ri shkollor. Kështu shkruan e përditshmja “Koha Ditore”, duke potencuar se mungesë e hapësirës shkollore ndihet në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash dhe në shkollat “Sezai Surroi”, në Bellobrad, “Shaban Shabani”, në Llopushnik dhe “Ulina”, në Kosavë.
Të kontaktuar nga Radio Sharri, organet përgjegjësi kanë përkujtuar se dy shkolla moderne janë në ndërtim e sipër, ajo profesionale në Dragash dhe shkolla e re në Bellobrad.
Prizren - Afërsisht 30 varreza ortodokse serbe janë dëmtuar sot në Prizren, njoftoi policia, duke shtuar se bëhet fjalë për dëmtimin e disa pllakave përkujtimore të varrezave. Ndonëse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vepër, dyshimet çojnë në shprehjen e revoltës së qytetarëve, pas largimit të përmendores së UÇPMB-së në Preshevë.
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, ka thënë se policia i ka shtuar patrullimet dhe masat e sigurisë, afër monumenteve serbe, në gjithë vendin, në mënyrë që, siç tha ai, të mos ndodhin incidente të ngjashme, si ato në Prizren dhe Viti.
Prizren - Kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit, ka reaguar ashpër ndaj dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Prizren, duke kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të dalin para organeve të drejtësisë. “Komuna e Prizrenit vlerëson se aktet e tilla, nuk i shërbejnë askujt por përkundrazi e prishin imazhin e traditës sonë qytetare, në ruajtjen e vlerave familjare e shoqërore, të dëshmuara me dekada të tëra. Llojllojshmëria etnike, kulturore, fetare dhe politike, është vlerë që komuna jonë e ka kultivuar në nivele shumë të larta”, thuhet mes tjerash në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.
Beograd - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd, se situata e sigurisë në Preshevë është e qetë dhe se ngjarjet atje janë çështje të brendshme të Serbisë. “Situata e sigurisë është e qetë. Ajo nuk mund të varet nga një lapidar, sepse do të ishte një shtet i shkretë, sikur të varej. Presheva nuk i takon Shqipërisë apo Kosovës. “Kam thënë të flasim për këmbim territoresh, nuk keni dashur të bisedoni. Tash çka kërkoni në Preshevë? Si mund të tolerohet përmendorja e atyre qe kanë vrarë policë të këtij shteti?”, theksoi Daçiq.
Beograd - Ambasadat amerikane dhe britanike në Beograd kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Serbisë, për ta hequr monumentin e UÇPMB-së në Preshevë. Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ka mbaruar rrëfimi rreth këtij monumenti. Sipas tij, largimi i përmendores nuk ka shkaktuar krizë, por ajo është shkaktuar nga shqiptarët në jug të Serbisë. “Unë nuk besoj se veteranët e al-Qaedas pyeten në Shtetet e Bashkuara apo ata që kanë bërë akte terroriste në Londër e Madrid, nëse duan të vendosin monument”, transmetojnë mediat serbe deklaratat e kryeministrit serb.
Beograd - Formimi i një fondi të veçantë, në të cilin do të grumbullohen të ardhurat e mbledhura nga pikëkalimet në Jarinë dhe Bërnjak për katër komunat në veri të Kosovës, është hapi i parë i krijimit të autonomisë për serbët në Kosovë. Kështu ka vlerësuar kryeministri serb, Ivica Daçiq, duke theksuar se e tërë kjo është në pajtim me platformën shtetërore të Serbisë. “Këto mjete do të duhej të shfrytëzoheshin edhe në komunat tjera me shumicë serbe, sepse autonomia për financa dhe të ardhura, është qëllim kryesor i secilës autonomi”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Bashkimi Evropian ka pasur mirëkuptim të jashtëzakonshëm për këtë qëndrim të Serbisë, që financat nga pikëkalimi në veri mos të derdhen në buxhetin e Kosovës.
 
 
Share