• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
GIG ankohet ndaj komunës paralele!
e Martë, 27 Tetor 2009 22:25
Radio_SHARRI_-_Mursel_HaliliKrahas subjekteve politike shqiptare, edhe ato boshnjako-gorane, në forma të ndryshme, janë përfshirë në një fushatë intensive elektorale, ndonëse vërehet një rivalitet i theksuar, shpesh edhe me akuza të ndërsjella ndërpartiake, midis vetë partive gorane. Një rivalitet më i ashpër vërehet midis koalicionit “Vakat”, në njërën anë, dhe GIG-ut e SDA-së, në anën tjetër.
GIG-u, subjekt ky që në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat për kryetar komune, në listën e vet zgjedhore për delegatë në KK, do të garojë me gjashtë kandidatë, prej tyre dy femra. Ky subjekt politik goran, fushatën parazgjedhore e ka hapur në fshatin Zlipotok, ndërkaq thotë se do ta përfundoj më 12 nëntor, në Shtëpinë e Kulturës në Dragash. Me këtë rast, krerët e GIG-ut, para zlipotokasve kanë shpalosur programin e tyre zgjedhor, duke iu premtuar se, po qe se u jepet besimi, ata do të angazhohen maksimalisht për përmirësimin e kushteve të tyre jetësore. “Shpresojmë se në këto zgjedhje do të kemi rezultat më të mirë. Kjo, sepse jemi në fazën e evitimit të kërcënimeve nga ana e Zyrës së Komunitetit në Vraniç, për shkak të së cilës në zgjedhjet e fundit kemi humbur 400-500 vota, është shprehur Mursel Halili, kryetar i GIG-ut. Sipas tij, drejtuesi i kësaj zyre, Abdi Alija, manipulon me qytetarët e kësaj treve. “Qëndrimi i Beogradit nuk është i tillë, siç e prezanton para popullatës sonë Alija”, u tha goranëve deputeti i tyre në Kuvendin e Kosovës, Halili.
Në këtë takimi, po ashtu është konstatuar se ky subjekt do të përballet me telashe të shumta, edhe në këto zgjedhje, sepse, sipas tyre, një numër i konsiderueshëm i votuesve potencialë të këtij subjekti politik, kanë emigruar në botën e jashtme.
Ndërkaq, sa i përket votës së tyre për kryetar komune, përderisa GIG-u nuk ka kandidat të vetin, u tha se do të kontaktohet me kandidatët e subjekteve tjera, dhe votën do t’ia japin atij që u ofron më shumë.
Rreth problemeve të njohura në fushën e arsimit në trevën e Gorës, Halili ka thënë se, po qe se në këto zgjedhje fuqizohet GIG-u, do të angazhohen që ky problem përfundimisht të zgjidhet, konform ligjeve në fuqi. Megjithatë, ky subjekt politik ankohet edhe për probleme tjera, siç është mungesa e anëtarëve të tyre në KKZ dhe KQZ. Kjo, sepse, siç thanë ata, përfaqësuesi i komunitetit të tyre në KKZ, fare nuk kontakton me GIG-un.
Duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj punës së qeverisë lokale, në këtë takim është vlerësuar se investimet janë provizore dhe se punët kryhen në fazën e fushatës zgjedhore. “Në këtë mënyrë, asgjë nuk është bërë gjatë dy viteve të kaluara, sepse paratë e taksapaguesve shpenzohen për promovimin e premtimeve të partisë në pushtet, të cilat premtime zakonisht nuk realizohen”, thanë përfaqësuesit e GIG-ut.
Share