• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 17.12.2012

Prizren
- Në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, në një aheng familjar, një person ka shkaktuar mbrëmë rrezik të përgjithshëm, duke shtënë me armë zjarri në ajër. Patrullat e policisë kanë reaguar mënjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, tek i cili janë gjetur dy pistoleta të llojeve të ndryshme, me 144 fishekë dhe 9 gëzhoja. Gjësendet e sekuestruara, me shkresat e lëndës, do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
Suharekë - Nga Stacioni Policor i Suharekës, bëhet me dije për arrestimin e tre personave, të dyshuar për vjedhje që kishte ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së 15 dhjetorit, kur në një lokal afarist kanë vjedhur një televizor dhe një fotoaparat, në vlerë rreth 1300 euro.
Po ashtu, disa metra më tej, të njëjtit dyshohet të kenë thyer edhe një lokal tjetër, ku kanë vjedhur një pajisje elektronike me vlerë të konsiderueshme.
Prishtinë - Dy shtetas bullgarë dhe një kosovar janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, lidhur me vdekjen e 60-vjeçarit, në vendin e tij të punës. Viktima që thuhet se është nga rajoni i Prizrenit, derisa po punonte në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, në Prishtinë, ka renë nga kati i katërt, duke mbetur i vdekur. Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës, tha se rasti është duke u hetuar dhe deri tani, në arrest policor ndodhen dy shtetas të bullgarisë dhe një shtetas i Kosovës.
Jarinë - Njoftohet se protesta e biznesmenëve serbë, nga veriu i Kosovës, afër pikëkalimit kufitar në Jarinë, ka përfunduar. Ata janë shpërndarë, pasi Polcia e EULEX-it nuk i lejoi t’i qaseshin pikëkalimit kufitar, i cili funksionon në bazë të Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të doganave.
Protestuesit kishin paralajmëruar bllokimin e pikës kufitare, në shenjë pakënaqësie se “nuk po zbatohet Marrëveshja për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve”. Në Jarinë ndodhen pjesëtarët e Policisë së EULEX-it dhe të KFOR-it, me mjete të blinduara dhe topa uji e gaz lotsjellës.
Athinë - Presidenti grek, Papulias, i njohur për rolin e tij në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, Greqi-Shqipëri, dhe zgjidhjen e situatave të vështira mes dy shteteve, është vënë në shënjestër të ekstremistëve dhe nacionalistëve grekë, për shkak të origjinës dhe lidhjeve të tij me Shqipërinë. “Agimi i Artë” dhe “Lëvizja Ortodokse Nacionaliste”, i janë drejtuar presidentit, Karolos Papulias, me një pyetje konkrete se “çfarë lidhje ka ai me Taip Papulia-n, beun sundimtar shqiptaro-turk të Epirit? Një pyetje e ngjashme për origjinën, presidentit grek i është bërë edhe nga një gazetare, të cilën ai e kishte anashkaluar.
 
 
Share